Sheta optimist: Kam ende për të dhënë në futboll, Dinamo e meriton Superioren

Mbrojtësi i Dinamos, Arian Sheta është një nga futbollistët më me eksperiencë në futbollin shqiptar. Edhe pse 38-vjeç, Sheta vazhdon të luajë dhe sot për “RTSH Sport”, pranoi se do të vazhdojë të luajë, pasi mund t’i japë ende futbollit shqiptar. Në fjalën e tij, Sheta tha:

SEZONI – “Gabuam në dy ndeshjet e fundit. Mendoj që po të kishim dy fitore, do të ishim shumë afër objektivit. Gjithsesi, kanë ngelur dhe dy faza dhe të shohim”.

VLLAZNIA – “Vllaznia e ka emrin e madh, por dhe grupin e ka shumë të fortë dhe ishin gjithmonë favoritë për vendin e parë. Kanë ruajtur shumë lojtarë të Superiores dhe po bëjnë kampionat më vete”.

KARRIERA – “Unë e ndjej që kam akoma të jap në futboll. Kam dhe bindje që shumë shpejt, Dinamo do të shkojë aty ku e presin shumë njerëz, në Superiore, pasi e meriton. Me projektet që kemi, sidomos për vitin tjetër, besoj se do t’ia dalim, pse jo, edhe me mua në skuadër”,- u shpreh Sheta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online