VIDEO | Solskjaer “thumbon” Nevill: S’është e lehtë të menaxhosh

Geri Nevill dhe Ole Gunar Solskjaer kanë formuar një miqësi tepër të ngushtë falë 11 viteve që ata kaluan së bashku si lojtarë të Mançester Junajtid.

Tani, Nevill punon prej kohësh për kompaninë mediatike “Sky Sports”. Në një intervistë për bërë së fundmi, Nevill flet me trajnerin e “Djajve të Kuq” në prag të takimit të nesërm ndaj Mançester Siti.

Megjithëse situata është tepër e tensionuar, Solskjaer, tregon se është një njeri që nuk i kursen shakatë, duke “thumbuar” gjatë intervistës ish-kolegun e tij për eksperiencën katastrofike qe ai pati si trajneri i Valencias katër vite më parë, ku skuadra spanjoll rrezikoi rënien nga Primera Divizion.

“Sigurisht  që do të ketë pasoja. Kundër Sitit s’do të jetë e njëjta skuadër. Sigurisht një ndeshje e tillë bën që të ndryshosh mënyrën e të menduarit. Tani duhet një reagim, një përgjigje. Duhet që të provokosh një reagim, duhet që të frymëzosh një përgjigje nga lojtarët. Ti e di nuk është lehtë të menaxhosh një skuadër në disa raste (qesh)”.

 

https://twitter.com/utdxtra/status/1120740909409345538

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online