Teuta dhe Kukësi zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer në “Niko Dovana”, duke u ndarë në barazim 2-2. Të besuarit e Armando Cungut nuk arritën të ruanin një avantazh prej dy golash, duke u barazuar në pesë minutat e fundit.
Fillimisht, ishte Rexhinaldo ai që shënoi, duke i dhënë avantazhin Kukësit në fundin e pjesës së parë. Në të dytën, pritej reagimi nga skuadra e Teutës, por ishi sërish verilindorët ata që shënuan. Një aksion perfekt konkretizohet me gol nga Shkurtaj, i cili u aktivizua në pjesën e dytë.
Kur mendohej se Kukësi e kishte fituar ndeshjen, Teuta u zgjua dhe arriti të barazojë gjithçka. Fillimisht ishte sulmuesi Bushiç ai që shënoi, duke rihapur takimin në minutën e 85’. Ndërsa në sekondat e fundit, Hakaj shënon një gol të artë, duke i çuar skuadrat në ndeshjen e kthimit në barazim 2-2.
E SHQIPËRISË – FAZA ÇEREKFINALE
E martë, më 12 mars, ora 17:00
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës
TEUTA – KUKËSI 2-2
Bushiç 85′, Hakaj 90′ / Rexhinaldo 45′, Shkurtaj 53′
Teuta: Hidi, Frashëri (Avdyli 65′), Osmani, Arapi, Hakaj, Sidibe, Kallaku, Progni (Vecaj 46′), Traore (Gashi 72′), Latif, Bushiç. Trajner: Bledi Shkëmbi
Kukësi: Frashëri, Maliki, Shameti, Krasniqi, Teqja, Rroca (Xhemaili 75′), Dzaria, Limaj, Ethemi (Rama 63′), Çyrbja, Rexhinaldo (Shkurtaj 47′). Trajner: Armando Cungu
Gjyqtarë: Enea Jorgji, Dojando Myftari, Ermal Barushi, Olsi Sokoli
Delegat: Astrit Maçi; Vëzhgues: Plarent Kotherja
Kartonë të verdhë: Frashëri 60’
EPISODET
90’ Gooool Teuta! Minuta të çmendura në “Niko Dovana” dhe vetëm pesë minuta pas golit të Bushiç, Hakaj shënon një gol të artë, duke rikthyer baraspeshën
85’ – Gooool Teuta! Bushiç mori një top në hyrje të zonës, godet dhe pas një devijimi portieri Frashëri e kishte të pamundur ta ndalte topin që shkoi në rrjetë
77’ Kallaku i shkëlqyer, gjuajtja e tij nga goditja e dënimit përplaset në traversë. Shumë pranë golit Teuta, që vazhdon të sulmojë me forca të shumta Kukësin
70’ Rroca i pafat, shumë pranë një supergoli. Mesfushori i Kukësit gjuan nga 30 metra distancë dhe topi i tij përplaset fort në shtyllë
53′ Goooool Kukësi, shënon Shkurtaj. Një aksion perfekt i verilindorëve gjen sulmuesin Shkurtaj brenda zonës, i cili përballë portierit nuk e ka të vështirë të shënojë. Një tjetër aksion i shkëlqyer i të besuarve të Cungut
49’ E pabesueshme ajo që humbet Arapi. Mbrojtësi është totalisht i lirë në shtyllën e dytë dhe krosimi nga Kallaku e vë përballë me portën e boshatisur, por devijimi i tij me të djathtën shkon jashtë
47’ Nis me zëvendësime për të dyja skuadrat pjesa e dytë
45+’ Mbyllet pjesa e parë
45’ Goooool Kukësi. Rexhinaldo dhe Rroca kombinojnë mirë me njëri-tjetrin dhe sulmuesi mozambikas ndëshkon Teutën, në sekondat e fundit të pjesës së parë. Aksion model i skuadrës verilindore
41’ Rexhinaldo rikthehet në fushë duke çaluar, edhe 4 minuta nga fundi i pjesës së parë
39’ Rexhinaldo lë fushën i dëmtuar, te Kukësi në ankth
32’ Minuta të qeta në “Niko Dovana”, Teuta qarkullon topin
15’ Një goditje nga këndi krosohet nga Traore, topi i të cilit gjen Bushicc brenda zonës. Sulmuesi shkëputet mirë nga Shameti, por gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit. Rasti i parë i sfidës
8’ Traore problematik për mbrojtjen e Kukësit, loja ka shumë ndërprerje
1’ Fillon takimi, topin e parë e luan Teuta