“Fluturon” Klop, Liverpuli me dy titullarë më shumë kundër Bajernit

0

Liverpuli ka kaluar një periudhë shumë të ngjeshur gjatë muajit shkurt dhe dëmtimet për trajnerin Klop ishin të shumta. Lovren, Van Dajk, Gomez, Milner dhe Aleksander-Arnold ishin vetëm disa nga emrat që nuk ishin të gatshëm për strategun gjerman.

Pas rikthimeve të Lovren dhe Van Dajk, Klop do të ketë të gatshëm dhe dy lojtarë të tjerë për sfidën e kthimit kundër Bajernit të Mynihut. Zv. kapiteni Milner dhe talenti Aleksander-Arnold janë stërvitur me grupin gjatë dy ditëve të fundit dhe kanë fluturuar së bashku me pjesën tjetër të skuadrës për në Gjermani.

Të dy lojtarët kanë qenë shumë të rëndësishëm për trajnerin e të kuqve, por nuk dihet ende nëse do të luajnë 90 minuta ose jo. Arnold duket i pazëvendësueshëm, pasi Liverpuli ka vuajtur në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa sa i takon Milnerit, alternativat në mesfushën e Liverpulit nuk mungojnë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.