Cungu: Tërheqje e pakuptimtë, mund t’i bënim 3-4 gola Teutës

0

Armando Cungu, trajneri i Kukësit, pas ndeshjes me Teutën foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport: “Si erdhi loja ishte e pafalshme. Mund të shënonim tre-katër me mundësitë që patëm. U tërhoqëm mbara pa panik., Pësuam më pas golin e parë dhe u zmbrapsëm komplet. Si rrjedhojë gabuam dhe pësuam edhe të dytin”.

“Bëmë edhe zëvendësime, pasi Rexhinaldo u dëmtua pas një ndërhyrje. Nuk ia doli dot. Edhe Ethemi po ashtu, donim ta ruanim. Ishim 2-0 dhe ishte lëvizje logjike. Ndërrimi i fundit nuk ishte për t’u mbrojtur. 3-4-3 nuk është mbrojtje. Duhet të vazhdonte ekipi të luante njëlloj dhe të shfrytëzonim epërsinë që të jep kjo vendosje nga krahët. Kundërshtari përfitoi nga tërheqja e tepërt”.

“Si shpjegohet tërheqja? E thashë, kishim mundësi shënimi. Nuk ishtet momenti ta bënim të tretin. Nuk duhet të tërhiqeshim në atë mënyrë dhe kjo më mërzit. Nuk isha dakord me sjelljen në fushë. Duhet të bënim presing dhe ta bënim kundërshtarin të luante me top atë gjatë. U kënaqëm me 2-0 dhe menduam se gjithçka mbaroi. Ky ishte gabimi jonë”.

“Kur kalon rezultate të tillë duhet të dish të sillesh në fushë. Nuk na ndodh për herë të parë. Kemi disa lojtarë të rinj, por kërkojnë pjekurinë  e vet. Nuk mjaftojnë 2-3 lojtarë me eksperiencë. Nuk mendoj se do të ndikojë psikologjikisht te skuadra për vazhdimësinë. Fundja është rezultat i mirë për kualifikimin. Sigurisht nga 2-0 nuk duhet të ndodhte kjo situatë”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.