VIDEO | “Shpërthen” Spaleti: E pamë të gjithë s’ishte penallti, mos flisni si tifozë

Luçiano Spaleti nuk e përjetoi mirë barazimin me Fiorentinën. Fundi dramatik me penalltinë e akorduar për një prekje me dorë të Dambrozios e turbulluar jo pak trajnerin e Interit.

Në fund të ndeshjes trajneri toskan nuk i mbajti dot nervat në lidhjen direkt me analistët dhe gazetarët e “Sky Sports”,madje duke akuzuar njëri prej dyte se po mendonte si tifoz, pasi penalltia e akorduar ishte qartazi e gabuar dhe nuk linte vend për ndoshta.

“Nuk ka vend për ndoshta, ose për hipoteza të tjera. Është e qartë nuk është penallti. Ti (analisti i Sky Sports) po vendos si tifoz. Të gjithë e pamë çfarë ndodhi”.

“Është një rast i qartë. Topi preku gjoksin. Nuk ka nevojë për hipoteza të tjera këtu. S’ka asnjë dyshim. Topi prek gjoksin qartazi. Secili prej nesh i përsëritjet e VAR. Topi preku gjoksin”.

PENALLTIA E INTERIT – “Në rastin e penalltisë sonë, lojtari i Fiorentinës e ngriti krahun lart pa asnjë shkak. Në rastin tonë ishte kontakt në gjoks, nuk e preku kurrë krahun, kurrë. Këto janë rezultate vendimtare për arritjen e objektivave që ne kemi si klub”.

ARBITRI – “Nuk fola me arbitrin, pasi çfarë mund të më thoshte ai. Mos do më thoshte se topi kapi krahun kurrë qartazi nuk e preku. Këtu nuk kemi të bëjmë me një situatë me “nëse” ose “por”, është e qartë, ashiqare”, përfundoi Spaleti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *