Biseda me Gjicin, Kategoria Superiore dhe kombëtarja, Valdet Rama i prek të gjitha

0

Valdet Rama shënoi golin e parë në Superiore në takimin kundër Kamzës. Ish-lojtari i kombëtares shqiptare pati një lidhje direkte me emisionin “Zona Gol” në “Supersport”, ku foli për Kategorinë Superiore dhe gjendjen e tij fizike.

KATEGORIA SUPERIORE –  “Mund të them se kampionati shqiptar ka lojtarë shumë të fizikshëm dhe shumë të shpejtë, këtu nuk mungon cilësia. I kam thënë dhe trajnerit dhe presidentit që do të duhen dhe dy ose tri lojëra për të marrë formën time më të mirë. Në ndeshjen kundër Tiranës nuk luajta mirë, pasi kisha 11 muaj pa një ndeshje zyrtare”

“Më duhet të përshtatem sa më shpejt. Po punoj ekstra në stërvitje për të kapur nivelet e mija të mëparshme. Te Kukësi kam nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit për të ardhmen të shohim më pas”.

PARTIZANI – “Partizani po luan shumë mirë. Kukësi duhet të shikojë ndeshjet e veta, duke dhënë maksimumin në çdo lojë. Në fund të shohim se kush do të bëhet kampion”.

KOMBËTARJA – “Ka qenë gjithmonë një kënaqësi për mua që të luaj për kombëtaren shqiptare. Megjithatë nuk po e mendoj për atë pjesë, tani jam i fokusuar te Kukësi”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.