Video | Shpërthen Mançester Siti, kampionët luajnë tenis me Hadërsfilldin

0

Mançester Siti nuk ndalet dhe shpartallon Hadërsfilldin me rezultatin 6-1. Djemtë e Guardiolës janë të papërmbajtshëm dhe arrijnë fitoren e dytë, duke u ngjitur në vendin e parë të renditjes. Tripletë e Agueros dhe festë për David Silvën, i cili shënon para syve të djalit të tij. Gabriel Zhezus dhe autogol i Kongolos në fund, ndërsa Stankoviç shënoi golin e vetëm për ekipin mik.

Gola dhe në përballjen tjetër midis Bërnleit dhe Uatfordit. Miqtë fitojnë me rezultatin 1-3. Pikë të plota dhe për Uatfordit, që mbas fitores me Brajtonin, merr tri pikë të tjera duke u ngjitur në kuotën e 6 pikëve.

Mançester Siti – Hadërsfilld 6-1

(Aguero 25’, 35’, 75’, Gabriel Zhezus 31’, David Silva 48’, Kongolo 84’(autogol)/ Stankoviç 43’)

Bërnlei – Uatford 1-3

(Tarkovski 6’/ Grei 3’, Dinej 48’, Hjuxhs 51’)

Përmbledhja Mançester Siti- Hadërsfilld

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.