Gol dhe foto me CR7, Xhakerini “çmend” rrjetin me batutën e tij

0

Pavarësisht humbjes së Kievos së tij përballë Juventusit, Emanuele Xhakerini shfaqet në humor të mirë. 33 vjeçari shënoi golin e avantazhit të përkohshëm, por bardhezinjtë ia dolën të kthejnë rezultatin. Në fund të ndeshjes, Xhakerini ka bërë një foto me Kristiano Ronaldon.

Ai nuk ka hezituar ta postojë në “Insta” dhe bën shaka me komentin e tij. “Natyrisht, ai më kërkoi të bënim një foto”.

Anësori ofensiv i Kievos ka luajtur për dy sezone me bardhezinjtë, në të cilat zhvilloi 40 ndeshje dhe shënoi katër gola. Në janar të këtij viti, lojtari kaloi tek ekipi veronez ku dhe vazhdon të aktivizohet.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.