Direkt | Ka ndryshim rezultati në Elbasan…

0

Kukësi 1 – 1 Laçi

Shënues –  Melo 42′ / Lushkja 78′

87′- Shameti afër golit, por goditja e tij me kokë shkon mbi traun e portës.

78- Gooool, Lushkja barazon shifrat. Kavajasi devijon saktë topin e harkuar në zonë nga Sefgjini.

72- Rexhinaldo gjuan një top me kokë, Selmani i vendosur pret.

70- Bushi rrezikon me njw goditje nga distanca, pret Maloku

60- Laçi nuk gjen forca për të rrezikuar portën e Kukësit.

51′ Moment vështirësie për Laçi, boshnjaku Harba shpërdoron i vetëm përballë Selmanit, pas sekonda më vonë rrezikon dhe Melo.

——–

45′- Jorgji mbyll pjesën e parë. Çyrbja shfaq shenja të forta dhimbjeje

GOOOL – Minuta e 42’, Një krosim i Çyrbjes gjen të lirë Melon, i cili me një goditje me kokë çon topin drejt rrjetës. Dalja e gabuar e Selmanit  ia lehtësoi punën brazilianit.

27′-  Xhixha vrapon në anësore dhe shtron një top në zonë, ku i riu Hadroj humbet një shans të artë afër zonës së penalltisë, goditja e pukjanit përfundon larg portës së mbrojtur nga Maloku.Laçi është shfaqur ekipi më konkret gjatë 35 minutave të para.

25′ – Loja ka ritëm. Laçi e fillon disi më mirë duke rrezikuar me Uzunin, por beratasi nuk është i saktë në gjuajtje. Selmani nuk është provuar akoma në 25 minuta e para të takimit. Kukësi tenton t’i shërbejë Rexhinaldos me anë të harkimeve, por mbrojtësit kurbinas nuk falin në lojën në ajër.

 

 

Kukësi – Laçi në “Elbasan Arena”. Skuadrat vijnë mbas eksperiencave në Europë dhe lodhja mund të jetë e pranishme në lojën e të dyja e ekipeve. Tek Kukësi debuton nga minuta e parë afrimi i merkatos së verës Cuculi, ndërsa te Kurbinasit ka pak ndryshime nga sezoni i shkuar vetëm kroati Eler dhe i riu Hadroj janë risi në formacionin e rreshtuar nga Mërgjyshi.

 

Kategoria Superiore

Java 1

Ora: 16:45

Stadiumi “Elbasan Arena”

Formacionet

Kukësi: Maloku, Maliqi, Shameti, Cuculi, Zguro, Musolli, Melo, Shkodra, Çyrbja, Rexhinaldo, Harba

Laçi: Selmani, Shtubina, Fangaj, Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi, Lushkja, Hadroj, Uzuni, Xhixha

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Emigers Gançi, Rudin Preça, Laver Alla

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.