Një gol i Mejson Grinvud 14 minuta përpara fundit të ndeshjes i dha fitoren Mançester Junajtid në miqësoren e djeshme kundër Interit.
17-vjeçari i talentuar zhvilloi një ndeshje fantastike, edhe pse u hodh në fushë nga Solskjaer vetëm në minutën e 63-të. Përveç golit të fitores, nuk munguan as numrat e bukur të dhuruar nga adoleshenti.
Në një moment, sulmuesi kryen një veprim teknik fantastik dhe lë në vend Milan Shkriniar, shtyllën e mbrojtjes së ekipit zikaltër.