Tre vite e gjysmë rezervë luksi, Napoli shet për 15 milionë euro mesfushorin

Napoli ka gjetur marrëveshjen me Kaliarin për transferimin në Sardenjë të mesfushorit kroat Marko Rog.

24-vjeçari nga Varazhdini kaloi te Napoli në vitin 2017 për 13 milionë euro, nga Dinamo Zagreb, por zhvillimi i tij nuk ishte ai që priste Napoli dhe në 3 vite e gjysmë mesfushori ka luajtur vetëm 10 ndeshje kampionati si titullar, përfshirë 6 muajt e fundit në huazim te Sevilja.

Tani Napoli ia shet Kaliarit për 15 milionë euro, nga të cilat 2 milionë tani për huazim dhe 13 milionë verën e ardhshme, kur transferimi të kompletohet.

Shitja e Rog krijon vend në mesfushë për mesfushorin maqedonas të Fenerbahçes Eljif Elmas, i cili pritet të bashkohet me Napolin për 15-16 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online