Teksa kanë mbetur vetëm katër javë nga mbarimi i kampionatit anglez po bëhet e qartë se kush do të jenë skuadrat që do të jenë deri në javën e fundit në vallen e mbijetesës.
Fitorja 3 – 1 e Sauthempton ndaj Ulvs çon shenjtorët në kuotën e 36 pikëve, tëtë pikë nga zona e ftohtë. Puna e trajnerit Ralf Hasenhytl po jep efekte, pasi në gjashtë ndeshje e fundit Sauthempton ka marrë katër fitore duke regjistruar humbje vetëm përballë ekipeve të mëdha si Liverpul dhe Mançsester Junajtid.
Kardif Siti nuk ka arritur të dalë me pikë nga transferta e Bërnlit, uellsianët u mundën me rezultatin 2 – 0 dhe tani janë skuadra që ka më tepër gjasa për t’iu bashkuar Hadërsfilldit dhe Fulhemit në Championship-in e sezonit tjetër. Takimi i ardhshëm ndaj Brajton do të jetë një finale e vërtetë për të dyja klubet.
Fulhem respektoi kampionatin duke mundur Evertonin me rezultatin 2 – 0, ndërsa Brajton pësoi një humbje turpëruse me rezultatin 5 – 0 ndaj Bornmuth.
Brajton 0 – 5 Bornmuth
Shënues: Gosling 33’, Frejzër 55’, Bruks 74’, Uilson 81’, Stanislas 92’
Bërnli 2 – 0 Kardif
Shënues: Ud 31’, 92’
Fulhem 2 – 0 Everton
Shënues: Karnej 48’ Babel 68’
Sauthempton 3 – 1 Ulvs
Shënues: Redmons 2’, 30’, Long 71’ / Boli 28’