VIDEO | Salvini kritikon Gatuzon, nuk vonon përgjigja e trajnerit të Milanit

Zëvendëskryeministri i Italisë Mateo Salvini ishte i pranishëm në tribunën “VIP” në stadiumin “Olimpico”. Politikani nuk e fshehur asnjëherë se është një milanist i thekur dhe sonte kishte në qaf një shall të skuadrës se zemrës. Në dalje të stadiumit, Salvini lëshoi një mori kritikash për vendimet e trajnerin të skuadrës se zemrës.

“Gatuzo është shumë kokëfortë. Duhet të kishte kryer zëvendësimet menjëherë pas golit. Çfarë po priste kohën shtesë? Lojtarët ishin të rraskapitur. Në dhjetë minutat e fundit duhej dikush si Kastijeho, Borini po vraponte sikur të ishte gjyshja ime. Kur pashë që po luanim me tre mbrojtës fillova të lutem”.

“Ai i patë se çfarë kundërsulmesh po bënin Kutrone dhe Suso, ata të shkretët s’kishin fuqi. Po të kishim në fushë lojtarë të freskët do ta kontrollonim më mirë situatën. Çdo tifoz mund ta kuptojë këtë gjë e jo më një trajner me eksperiencë”, ishin fjalët e politikanit, që dukshëm ishte mërzitur shumë nga goli i Korreas në minutën e fundit të takimit.

Pak minuta më vonë erdhi dhe përgjigja e Gatuzos, pasi u vu në dijeni nga gazetarët për deklaratat e qeveritarit: “I këshilloj Salvinin të mendojë më shumë për politikë se sa për futboll, pasi kemi probleme të mëdha në Itali. Më inatos shumë fakti se midis të gjitha këtyre halleve që kemi, Salvini gjen kohë për të diskutuar për Milanin”.

“Nuk është hera e parë që i dëgjoj këto prej tij. Në fillim kritikonte Higuanin, tani po kapet me zëvendësimet që bëj unë. Si një qytetar i Italisë, kam shumë gjëra për të thënë për atë çka ka bërë Salvini deri më tani”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online