Magjia e radhës nga Skolari, Palmeiras kampion me ritëm të çmendur!

Palmeiras ka fituar titullin në Brazil një javë para përfundimit, duke triumfuar 1-0 në fushën e Vasko da Gamas, duke i dhuruar një tjetër titull trajnerit Luiz Felipe Skolari, tashmë 70 vjeç.

Ish-trajneri i Brazilit në Kupën e Botës 2002, por edhe në Kupën e Botës 2014, e mori drejtimin në korrik, kur Palmeiras renditej i shtati, 8 pikë larg kreut.

Nën udhëheqjen e ekspertit që çoi edhe Portugalinë në finalen e Euro 2004, Palmeiras fitoi 16 nga 22 ndeshjet e kampionatit, me 6 barazime dhe vetëm 9 gola të pësuar.

Dejverson shënoi golin e fitores në minutën e 71-të në fushën e Vaskos dhe tashmë Palmeiras është 5 pikë mbi Flamengon, ndaj festa ka shpërthyer në Sao Paulo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online