Juventusi ka arritur të barazojë shifrat përballë Interit. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin zikaltër falë autogolit të pafat të Matijs De Ligt.
Trajnerët bënë shumë ndryshime në pjesën e dytë dhe bardhezinjtë reaguan. Kristiano Ronaldo ishte me fat në goditjen e dënimit të minutës së 68-të.
Ylli portugez goditi fort, përfitoi nga devijimi i murit dhe topi përfundoi në rrjetë, duke rikthyer baraspeshën në rezultat.