VIDEO | Rast i pabesueshëm në Bundesligë, bora ndalon topin në vijën fatale

0

Futbollisti i Hanover Genki Haraguçi nuk u ka besuar syve teksa ka parë t’i mohohet një gol i sigurtë nga bora… Po po, bora!

Ndeshja e sotme midis Hanover dhe Bajer Leverkuzen u shoqërua me reshje të shumta bore. “Aspirinave” iu deshën pak minuta për të gjetur dy herë rrugën e rrjetës, ndërsa më pas erdhi ky rast i pabesueshëm për ekipin vendas.

Minuta e 33-të e takimit, japonezi Haragucci përfiton nga një keqkuptim midis portierit Hradeki dhe qendërmbrojtësit dhe del me portën bosh. Gjuan me të djathtën, për një sekondë është i bindur se ka shënuar, por për habinë  e të gjithëve topi fillon të ngadalësohet çuditshëm, efekt ky që i jep kohë mbrojtësit të Leverkuzen për ta ndalur pak centimetra nga vija fatale.

 

 

Po të tregohemi të vëmendshëm mund të dallojmë se dhe vetë mbrojtësi i Leverkuzen që po vrapon për të kapur topin, dorëzohet e ndalon vrullin duke e kujtuar një gol të sigurt, por pas pak sekondash rifillon përsëri vrapin pasi kuptoi se çfarë i ndodhi topit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.