VIDEO | Rashford humbet porosinë, kuriozi Ter Shtegen zbulon “sekretin” e Junajtid!

Zhurma e madhe dhe atmosfera që krijojnë tifozët në shkallët e stadiumit i pengojnë shpeshherë trajnerët të japin direktivat e duhura për lojtarët e tyre. Duke i shtuar edhe faktin që askush nuk dëshiron që kundërshtarët të marrin vesh gjë, atëherë zgjidhja është një copë letër.

Ole Gunar Solskjaer ka patur diçka për t’i thënë Markus Rashford gjatë ndeshjes së kthimit kundër Barcelonës në “Camp Nou”. Trajneri i Mançester Junajtid ia shkruan mesazhin në letër, ia dhuron sulmuesit, por kjo zgjidhje nuk funksionon.

Në një dyluftim me Pike, 21-vjeçarit i bie letra në tokë. Aksioni vazhdon dhe nuk ka kohë për t’u marrë me sekretet e trajnerit. Rashford as ndoshta nuk e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur.

Barcelona nis sulmin nga ana tjetër dhe Mark-Andre Ter Shtegen dallon letrën. Gjermani kurioz e hap dhe lexon që norvegjezi i ka kërkuar sulmuesit që skema e “Djajve të Kuq” do të ndryshojë nga 4-3-1-2 në 4-4-2.

Portieri mjaftohet me aq, e bën letrën shuk dhe e hedh përsëri në tokë. Me siguri që ndonjë mbrojtësi ja ka thënë. Rezultati ishte 2-0 për vendasit dhe nuk ekzistonte ndonjë rrezik i madh përmbysje. Kutinjo shënoi dhe golin e tretë, Barcelona u kualifikua më tej, ndërsa ndryshimi i skemës dhe “sekreti” nuk vlejtën për asgjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online