VIDEO | PSG “dridhet” në Kupë, kualifikohet vetëm në limite

0

Ndeshja mes PSG-së dhe modestëve të Vilefransh parashikohej si një fitore e lehtë e kryeqytetasve francezë dhe madje, mendohej një goleadë e tyre, duke parë diferencat në kualitete.

Megjithatë, djemtë e Tomas Tuhel vuajtën dhe arritën të kualifikoheshin në raundin tjetër të “Coupe de France” vetëm në kohën shtesë. 90 minutat u mbyllën në barazim pa gola dhe skuadra modeste e Vilefransh po befasonte të gjithë.

Gjithsesi, PSG-ja bëri detyrën në 30 minutat shtesë, duke shënuar tre herë. Draksler, Diabi dhe Kavani i dhanë fitoren dhe kualifikimin kampionëve të Francës, të cilët vazhdojnë më tej ecurinë e tyre në Kupën e Francës.

Coupe de France

Vilefransh – PSG  0-3
Draksler 103’, diabi 113’, Kavani 119’

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.