VIDEO | Perlë, Kasano jep leksion diplomacie: “Ikardi, mos më imito mua!”

0

Antonio Kasano ka shfrytëzuar prezencën e tij në emisionin “Tika Taka” për t’i dhënë një këshillë Mauro Ikardit për situatën problematike që ai po kalo gjatë muajve të fundit me drejtuesit e klubit të Interit.

Përballë ish-futbollistit ishte gruaja e Ikardit, Uanda Nara, e cila nuk e priti aspak mirë këshilën e Kasanos.

Kasano: “I jap një këshillë Ikardit dhe ia thotë dikush që ka bërë plot idiotllëqe. Duhet të shkojë në dhomat e zhveshjes, të sqarohet me shokët, ose me trajnerin. Ai ka probleme me Spaletin dhe me disa lojtarë, kjo është e qartë tashmë. Duhet të sqarohet dhe të mbyllë gjithçka aty, sepse ai i duhet Interit dhe Interi i duhet atij. Nëse nuk ka pajtim, nuk ka më kthim pas”.

Uanda iu përgjigj ashpër: “Këto janë gjepura, si të shkojë në dhomat e zhveshjes, ai shkon përditë aty. Ku ka gabuar Ikardi, për çfarë të kërkojë falje dhe çfarë duhet të sqarojë?”.

Kasano ka një përgjigje origjinale kur pyetet se çfarë do të ndjente, nëse do të ishte në vend të argjentinasit dhe do i hiqnin shiritin e kapitenit. “Ashtu siç jam ndërtuar unë, do shkatërroja gjithçka, por duhet gjetur zgjidhja, pasi Ikardi nuk mund të qëndrojë pa luajtur deri në verë”, përgjigjet barezi i famshëm.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.