Bersant Celina dhe Enriko Papa kanë qenë dy ndër futbollistët shqiptarë që kanë autorët e dy golave fantastik në ndeshjet e ditës së djeshme. Lojtari i përfaqësueses së Kosovës ishte autori i një dopiete në fitoren 3 – 1 të uellsianëve të Suonsi në miqësoren kundër Ekseter Siti.
Celina….what a goal! pic.twitter.com/qGqXgBwIcl
— Swans Analytics (@SwansAnalytics) July 20, 2019
22-vjeçari zhbllokoi takimin me një ekzekutim perfekt të një goditje dënimi. Celina ia doli të dërgonte topin trekendësh me një goditje të fuqishme nga rreth 30 metra. Pak minuta më vonë mesfushori me tipare sulmuese ia shënon sërish.
Zhvendosemi në Rumani ku Enriko Papa ka shënuar golin e parë në sezonin e ri të kampionatit rumun. Goditjet nga largësia kanë qenë gjithmonë një specialitet i kuçovarit, i cili pati rastin ta tregonte këtë gjë ditën e djeshme teksa çoi në 4 – 1 rezultatin e fitores së Botosanit ndaj Voluntarit.