Anglia dhe Zvicra u përballën sot kundër njëra-tjetrës, sfidë e vlefshme për vendin e tretë në UEFA Nations League. Gjatë 90 minutave, rastet ishin pafund, sidomos për Anglinë, por goli mungoi dhe skuadrat iu drejtuan shtesave.
As gjatë 30 minutave shtesë, nuk pati gol, me Pikford dhe Somer që ndaluan gjithçka dhe mbajtën rrjetat e paprekura. Si pasojë, skuadra iu drejtuan penalltive. Në pesë penalltitë e para, asnjëra nga skuadrat nuk gaboi, por në penalltitë vendimtare, Durmiç gaboi për Zvicrën dhe Anglia u rendit e treta.
Penalltia më e bukur ishte padiskutim ajo e portierit të Anglisë dhe Evertonit, Xhordan Pikford. Numri një i “Tre Luanëve” nuk kishte aspak frikë të godasë, madje shënoi një penallti perfekte, duke mposhtur kolegun Somer.
WATCH:
Switzerland v England penalties in full in less than 200 seconds!
Including Jordan Pickford’s penalty! ?#SUIENG #NationsLeague #VMSport pic.twitter.com/e5zh9JFDEu
— Virgin Media Sport (@VMSportIE) June 9, 2019