VIDEO | Paqe në Durrës, Skënderbeu i “vjedh” fitoren Teutës

Teuta dhe Skënderbeu u ndanë në paqe në “Niko Dovana”, në barazim 2-2. Teuta bëri gjithçka mirë dhe në mesin e pjesës së dytë e pa veten në avantazh të dyfishtë, falë golave të Kallakut dhe Traore.

Megjithatë, Skënderbeu nuk u dorëzua dhe arriti të barazojë gjithçka. Fillimisht, ishte Muzaka ai që shënoi, ndërsa në fund të takimit, Gripshi ndëshkoi ish-skuadrën e tij dhe bëri që skuadrat të ndajnë nga një pikë.

Të dyja skuadrat vinin me objektiva të ndryshme në këtë sfidë dhe fitorja për Teutën ishte domosdoshmëri, por Skënderbeu i befasoi dhe në “Niko Dovana”, pikët u ndanë mes skuadrave.

Kategoria Superiore – Java 24

E shtunë, më 2 mars, ora 17:00
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës

TEUTA – SKËNDERBEU  2-2
Kallaku 45+1′, Traore 62′ / Muzaka 67′, Gripshi 90+2′

Teuta: Hidi, Frashëri, Osmani, Arapi, Hakaj, Avdyli (Shkalla 88′), Traore, Kallaku, Kamara (Gashi 46′), Progni (Bicaj 73′), Bushiç. Trajner: Bledi Shkëmbi

Skënderbeu:Dajsinani, Vangjeli, Radas, Sambou, Pëllumbi, Dita, Sibo, Muzaka, Gripshi, Pervan (Oto Xhon 68′), Krasniqi. Trajner: Orges Shehi

Gjyqtarë:Klajdi Kola, Ridiger Çokaj, Enea Pashaj, Hermal Llapra
Delegat: Petrit Brahja; Vëzhgues: Sazan Velçani

Kartonë të verdhë: Hidi 35’ / Vangjeli 36’, Radas 46’

EPISODET

90+’ Mbyllet sfida ne “Niko Dovana”

90+2’ Goooool Skënderbeu! Një krosim i Vangjelit nga e djathta gjen kokën e Krasniqit, i cili e shtyn topin në shtyllën e dytë. Aty ndodhet i lirë Gripshi, i cili shënon një gol shumë të bukur fluturimthi me të majtën

79’ Hidi fantastik! Oto Xhon del i vetëm përballë portierit me shumë eksperiencë dhe gjuan bukur, por reagimi i Hidit është i shkëlqyer. Teuta ruan avantazhin

67’ Goooool Skënderbeu! Një aksion i gjatë konkretizohet me një goditje të Sibo, topi përplaset në shtyll dhe përfundon në këmbët e Muzakës, që me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë të shënojë

62’ Goooool Teuta! Një top i humbur në mesfushë nga lojtarët e Skënderbeut nis një kundësulm të rrëzikshëm të Teutës. Topi shkon në këmbët e Bushiç, i cili shërben menjëherë sulmuesin Traore. Ky i fundit, ndëshkon me të majtën Dajsinanin dhe i jep qetësinë të besuarve të Shkëmbit

56’ Progni bën gjithçka mirë nga krahu i djathtë, kroson në qendër dhe Bushiç i lirë brenda zonës, godet shumë keq. Rast i artë për Teutën

45+1’ Goooool Teuta! Radas prek topin me dorë brenda zonës dhe për gjyqtarin nuk ka dyshim: Penallti për Teutën dhe Kallaku merr përsipër ekzekutimin. Mesfushori i durrsakëve shënon dhe zhbllokon takimin.

35’ Faulle të njëpasnjëshme në mesfushë dhe lojtarët tensionohen. Osmani, Vangjeli, Radash dhe disa futbollistë të tjerë të përfshirë. Gjyqtari qetëson gjithçka dhe rifillon takimi

25’ Kamara dhe Traore mundohen të vënë në panik mbrojtjen e Skënderbeut, por miqtë mbrohen mirë

22’ Progni problematik nga krahu i djathtë, por krosimet e numrit 77 neutralizohen me lehtësi nga portieri Dajsinani.

7’ Osmani rikthehet në fushën e lojës

3’ Probleme për kapitenin Osmani, shqetësohet Shkëmbi

1′ Nis takimi

One thought on “VIDEO | Paqe në Durrës, Skënderbeu i “vjedh” fitoren Teutës

  1. Te * arbitrat e FSHF-se!!! Po ne cilin sy e pa ky trapi i lales qe ishte penallti?! Me ate te nenes apo te babes!

Leave a Reply to Arbiter plehre Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *