VIDEO | Mbape nga një planet tjetër, PSG shkon në +20 pikë

0

PSG ka bërë detyrën edhe këtë fundjavë, teksa ka triumfuar në transfertë ndaj Kaenit me shifrat 1-2. Një fitore, e cila ishte jo pa probleme për kryeqytetasit, të cilët vetëm tre minuta përpara fundit të kohës së rregullt arritën ta zgjidhnin ndeshjen.

Padyshim heroi takimit ishte i zakonshmi Kilian Mbape, i cili konfirmohet nga dita në ditë si një lojtar i një tjetër planeti. Vetëm 20-vjeç, sulmuesi po mban mbi supe gati peshën e gjithë ekipit, teksa dy golat e shënuar sot e çojnë në 23 numrin e rrjetave në kampionat.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte me shumë raste për PSG-në, por që nuk arritën të konkretizoheshi. Gjithsesi, pjesa e dytë nisi me gol, ku vendasit e Kaenit surprizuan, duke kaluar në avantazh me Ningan. Vetëm tre minuta zgjati festa, pasi Mbape barazoi me anë të një 11-metërshi.

PSG provoi deri në fund dhe përpjekjet e tyre u shpërblyen në minutën e 87-të, ku dhe një herë Kilian Mbape shënoi, duke përmbysur gjithçka dhe duke i dhënë triumfin të tijve. Tashmë, ekipi i Tuhel ndodhet në diferencë plot 20 pikë nga vendi i dytë i Lilës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.