Të gjithë thonë që një kampion nuk duhet të jetë i tillë vetëm në fushë, por edhe jasht saj. E thonë, por nuk e bëjnë. Kjo është ajo çka e veçon një kampion të vërtetë, nga një tjetër që shitet si i tillë. Kristiano Ronaldo është versioni autentik i atij të parit. Portugezi nuk i lë kurrë thatë fansat që bëjnë kilometra për të.
Ylli i Juventusit ka bërë një gjest që nuk ndodh shpesh. Ndërkohë që autobusi i kombëtares ecte, kishte shumë fansa që e përshëndesnin dhe brohorisnin. Njëri prej tyre ishte një fëmijë i sëmurë. Djaloshi i vogël mbante në dorë një pankartë ku kërkonte diçka, një përqafim nga idhulli i tij. Kristiano e vuri re atë dhe ndaloi autobusin për t’i plotësuar dëshirën atij tifozi të veçantë.
Vídeos – Ronaldo manda parar autocarro da Seleção para falar com criança doente https://t.co/WVpIrPFZu2
— Diário Record (@Record_Portugal) June 8, 2019