Milani mban gjallë ëndrrën Champions dhe për këtë iu desh të vuante jo pak ndaj Bolonjës. Gjithsesi misioni u krye, fitore 2 – 1 dhe tri pikë të arta.
Pjesa e parë u karakterizua me raste nga të dyja palët. Një veprim individual i Susos i jep avantazhin Milanit, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës Borini dyfishon avantazhin, por Bolonja përgjigjet pesë minuta më vonë me Destron.
Në minutën 77-të, Paketa tradhtëohet nga nervat duke shtyrë arbitrin pas një kartoni të verdhë prej të cilit humbi ndeshjen e radhës ndaj Fiorentinës. Gjithsesi për fatin e mirë të Milanit, Bolonja nuk mundi ta shfrytëzonte siç duhej avantazhin numerik, kjo dhe falë disa pritjeve fantastike të Donarumës. Në fund nervat kapën dhe lojtarët e Bolonjës që morën dy kartonë të kuq për shkak të protestave ndaj arbitrit.
Një tjetër moment pikant i këtij takimi ishte një debat në stol midis Bakajokos dhe Gatuzos, një episod ky që nuk i shpëtoi regjisë italiane.
Milan 2 – 1 Bolonja
Shënues: Suso 37’, Borini 68’ / Destro 82’