VIDEO | Ndeshje e përgjumur në Gjirokastër, skuadrat ndajnë pikët

Luftëtari dhe Flamurtari kanë marrë nga një pikë, pasi nuk shkuan dot më shumë se një barazim pa gola në sfidën mes tyre. Të dyja skuadra ishin të paqarta dhe nuk arritën të krijonin raste të pastra për shënim. Luftëtari ishte më kërkues përgjatë gjithë takimit dhe u munduan ta fitonin sfidën, megjithatë Flamurtari u mbrojt mirë dhe iu besoi shumë kundërsulmeve.

Pjesa e parë ishte më e shpejtë dhe pati disa ngacmime drejt portave. Rasti më i përfolur është padiskutim pretendimi për penallti i Luftëtarit. Në minutën e 40’, Fili pengohet në zonë nga Pollozhani, por për gjyqtarin nuk ka penallti.

Pjesa e dytë pati shumë gabime në pasime dhe shumë duele të forta në mesfushë. Luftëtari rrezikoi disa herë me goditje standarte, ndërsa Flamurtari nuk arriti për asnjë moment të dalë në lojën e saj. Gola nuk pati deri në fund të sfidës dhe të dyja skuadrat ndanë nga një pikë.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 21

E diel, më 10 shkurt, ora 14:00
Stadiumi “Gjirokastra”, Gjirokastër

LUFTËTARI-FLAMURTARI 0-0

Luftëtari: Ruçi, Rapa, Hoxha, Koconis, Xhekson, Ramadani, Aleksi, Açka (Demo 67′), Oshafi (Çelaj 56′), Fili, Dunga (Uarden 86′). (Në dispozicion: Bakaj, Hanti, Demo,  Rapo, Neziri, Uarden). Trajner: Julian Ahmataj

Flamurtari: Koliçi, Liçaj, Pollozhani, Veliu, Kotobelli, Rapaj, Mustafa (Ymeraj 87′), Musta, Torasa, Kale (Ziaj 90+2′), Batha (Sukaj 80′). (Në dispozicion: Qirko, Qarri, Beqaj, Sukaj, Ribaj, Ymeraj, Ziaj). Trajner: Ilir Daja

Gjyqtarë: Klodian Shahini, Rejdi Avdo, Enea Pashaj, Olsid Ferataj
Karton i verdhë: Kale 44′

Delegat: Bujar Pregja; Vëzhgues: Besnik Kaimi

EPISODET

90′ Mbyllet takimi në Gjirokastër, skuadrat ndajnë nga një pikë në një ndeshje shumë të qetë

83’ Xhekson provon me të majtë nga goditja e dënimit. Provon të gjejë të papërgatitur Koliçin në krahun e këtij të fundit, por gjuajtja e brazilianit shkon jashtë.

80′ Minuta dhe për Sukajn, largohet Batha

75’ Shumë gabime nga të dyja skuadrat, mungojnë rastet e pastra

68’ Faull në një pozicion të favorshëm për Luftëtarin. Kroson Xhekson, por largon mbrojtja vlonjate. Topi në hyrje të zonës goditet fluturimthi nga kapiteni Ramadani, por gjuajtja e mesfushorit të Luftëtarit përfundon jashtë

60′ Luftëtari më i rrezikshëm. Një aksion i bukur nga krahu i majtë gjen të lirë në qendër Çelajn, i cili godet dhe pret Koliçi. Megjithatë, ka një flamur lart për pozicion të parregullt

50′ Pjesë e dytë e qetë në Gjirokastër, mungojnë rastet

45′ Mbyllet pjesa e parë

40′ – Fili pretendon për penallti, pasi rrëzohet në zonë. Gjyqtari Shahini e konsideron të rregullt ndërhyrjen e Pollozhanit

9′ – Flamurtari bën gjuajtjen e parë në portën e Luftëtarit. Musta provon nga distanca, por Ruçi pret pa shumë vështirësi.


2′
– Realdo Fili merr një top nga Oshafi dhe gjuan fluturimthi. Gjuajtja e fierakut shkoi jashtë kuadratit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online