Kukësi sheh Partizanin me dylbi, Tirana i bën nder të madh! (VIDEO)

Një gol i ndan ndeshje të tilla. Kukësi e Tirana është mbyllur me rezultatin 0-1 dhe veç fitores, në kampin bardheblu ka festë të dyfishtë edhe për njëfarë pajtimi që lojtarët kanë arritur me Fanatics. Goli i Albi Dokës është festuar gjatë dhe do festohet, pasi tre pikët e marra sot janë shumë të rëndësishme për skuadrën e Ardian Memës.

“Do pranoja barazim me lojë dinjitoze, por në mentalitetin tim ekziston vetëm fitorja”, u shpreh para ndeshjes Mema. Tirana e tij fitoi. Nuk është se shkëlqeu, por mori maksimumin. Rastet kishte nga të dyja krahët dhe fraksioni i parë i lojës ishte disi i barabartë.

Kukësi ishte më këmbëngulës në 45 minutat e dyta dhe iu afrua më shumë golit. Gjithsesi nuk ia doli dot. Katër minuta para fundit ishte Doka ai që detyroi Frashërin ta nxirrte topin na rrjeta. Festa ishte gjitha bardheblu. Rama dhe Shameti më pas mund të kishin barazuar, por jo. Ishte e shkruar që 24 herë kampionët e vendit të fitonin për vete dhe… Partizanin. Tetë pikë shkoi diferenca me Kukësin e vendit të dytë.

Kategoria Superiore – Java 21
E diel, më 10 shkurt, ora 14:00
Stadiumi “Kamza”, Kamzë

KUKËSI-TIRANA 0-1
Shënues: Doka 86′

EPISODET

89′ – Valdet Rama kishte mundësinë të raelizonte, por gjuajtja e tij fluturimthi përfundoi mbi traun e portës.

GOL 86′ – Albi Doka ka kaluar Tiranën në avantazh, ndërkohë që Fanatics kanë pranuar lojtarët të festojnë me ta.

64′ – Rexhinaldo u ndal nga portieri Abibi fillimisht dhe më pas Kukësi nga një goditje këndi nisi lojën. Skemë e Kukësit dhe më pas kros në zonë. Shkurtaj me kokë e çon topin në rrjetë të jashtme.

59′ – Tirana kishte mundësinë të realizonte me Ngo, por sulmuesi anglez u ndal mrekullisht nga portieri Frashëri.

54′ – Uilliam Kordeioro humbi mundësinë e artë për të shënuar. Shkurtaj pas një krosi me një kthese të bukur detyroi Abibin ta devijonte topin, që shkoi te braziliani. Gjuajtja e këtij e fundit ishte e pasaktë.

48′ – Ethemi pasaktësisht ka goditur mbi traun e portës. Mundësi e mirë shënimi për Kukësin.

26′ – Gëzim Krasniqi ka provuar me një gjujatje të fortë në brendësi të zonës, topi përfundon pak mbi traun e portës.

22′ – Teqja ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Grecës dhe ndëshkohet ma karton të verdhë.

16′ – Greca del përballë Frashërit dhe e merr topin në dorë, çka favorizoi portieirn frashëri që doli në mënyrë të gabuar.

Kukësi: Frashëri, Teqja, Krasniqi (Rexhinaldo 38′), Shameti, Cuculi, Rrumbullaku (Rama 72′), Ethemi, Dzaria, Rroca (Limaj 73′), Kordeiro, Shkurtaj. (Në dispozicion: Basha, Çyrbja, Xhemaili, Maliki). Trajner: Armando Cungu

Tirana: Abibi, Doka, Turtulli, Imami, Hoxhallari, Karabeci, Daja, Hasani, Greca, Ngo, Halili (Kërçiku 57′). (Në dispozicion: Lika, Atinga, Kobina, Muça, Goxha, Maveje). Trajner. Ardian Mema

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Emigers Ganxhi, Rudin Preça Gjyqtarë linje: Juxhin Xhaja, Indrit Myrtja
Delegat: Besnik Çela; Vëzhgues: Albano Janku
Karton i verdhë: Teqja 22′  / Greca 16′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online