VIDEO: Napoli thyhet në 10 minuta, Arsenali është mbret në Londër

0

Arsenali ka marrë një fitore të pastër 2-0 kundër Napolit në “Emirates Stadium”, në një sfidë ku dominuan për 90 minuta. Të besuarit e Unai Emeri e nisën shumë mirë takimin, duke shënuar që në minutën e 15’, me anë të mesfushorit Aron Ramsej.

Edhe pse në fund të sezonit do të jetë lojtar i Juventusit, uellsiani po jep gjithçka për Arsenalin dhe ishte më i miri në fushën e lojës. Vetëm 10 minuta më vonë, Lukas Torreira shënoi dhe golin e dytë për londinezët.

Pasi vjedh një top në mesfushë, mesfushori marshon drejt zonës, shmang bukur një kundërshtar dhe gjuan me të majtën, duke gjetur devijimin e Kulibali dhe më pas rrjetën. 2-0 për Arsenalin, që arriti të ruante rrjetën e paprekur dhe shkon drejt Napolit me një rezultat të favorshëm.

Europa League

Arsenal – Napoli  2-0
Ramsej 15′, Torreira 25′

25′- Lukas Torreira

15? – Aron Ramsej

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.