Napoli bëri detyrën në “San Paolo”, duke mundur Lacion me rezultatin 2 – 1. Kajehon dhe Milik shënuan për skuadrën e Ançelotit, ndërsa golin e vetëm të vizitorëve e shënoi Imobile. Lacio mund të kishe marrë më shumë nga ky takim, por kartoni i kuq i Açerbit në minutën e 68-të e bëri të pafuqishme skuadrën kryeqytetase.
Thomas Strakosha luajti gjatë të gjithë takimit. Porteri i kombëtares shqiptare kreu një pritje fantastike në minutat e para të takimit, por mund të kishe bërë më mirë në golin e Kajehon, ndërsa në golin e dytë të Napolit, Milik ekzekutoi në perfeksion një goditje dënimi që nuk i la asnjë shans “gardianit” shqiptar.
Ndërkohë, Elseid Hysaj u aktivizua në minutë e 88-të. Ançeloti ia ka bërë të qartë shkodranit, se do i duhet shumë punë për t’u rikthyer në formacion si titullar, ku vendi i është zënë nga francezi Kevin Malkyit.
Me këtë humbe objektivi Champions bëhet tmerrësisht i vështirë, pasi për vendin e katërt krahas Lacios po luftojnë Roma, Milan, Atalanta dhe Sampdoria, të gjitha këto ekipe ndahen me shumë pak pikë nga njëra tjetra