VIDEO | Muriqi përbindësh goli, Rizespori marshon

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Vedat Muriqi ndodhet në një formë fantastike. Sulmuesi i Rizesporit ka gjetur golat e radhës në kampionat gjatë ditës së sotme. 24-vjeçari ka shënuar dy herë në ndeshjen shtëpiake përballë Kajserisporit.

Muriqi zhbllokoi shifrat në minutën e 22-të. Gjiganti i sulmit shfrytëzoi një top të kthyer nga portieri mik dhe dërgoi atë në rrjetë. Sulmuesi nuk u ndal dhe trefishoi shifrat për ekipin e tij në minute e 65-të. Nëntë minuta më pare kishte paraguaiani Samudio golin e dytë për Rizesporin.

Lojtari i përfaqësuesës së Kosovës nuk gaboi nga pika e penalltisë duke vulosur fitoren e ekipit të tij. Ky ishte goli i dhjetë në Superligën turke për Muriqin, ndërkohë që numëron dhe gjashtë asiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *