Ajaksi i Amsterdamit është rikthyer në krye të tabelës së “Eredivisie” pas muajsh ndjekje ndaj PSV-së. Fitorja e djeshme ndaj Uillem II, ka rritur shumë presionin te rivalët për titull që u ndalën ditën e sotme me një barazim të çmendur 3 – 3 në transfertën ndaj Viteses.
Goli i parë për vendasit u shënua nga Tulani Serero, një ish-lojtari i Ajaksit, ndërsa goli dytë u realizua nga talenti norvegjez Martin Odegard, i cili është i huazuar në këtë skuadër nga Reali Madrid.
Ajaksi merr kryesimin e tabelës dhe pse me pikë të barabarta: 71. Epërsia u takon kryeqytetasve për shkak të golavarazhit +74 ndaj +65 të PSV-së. Kampionati holandez ka dhe pesë raunde deri në përfundim.
Vitese 3 – 3 PSV
Shënues: Serero 13′, Odegard 59′, Matavz 83′ / Lozano 41′ (pen), 91′ (pen), De Jong