PSG i ka mjaftuar një gol i Edinson Kavanit për të siguruar fitoren kundër Bordosë. Arbitri akordoi një penallti të dyshimtë për vendasit dy minuta përpara fundit të pjesës së parë dhe sulmuesi uruguaian u tregua i saktë, duke i dhuruar tre pikë të tjera ekipit të tij.
Përballja nuk dhuroi më gola dhe i gjithë takimi u mbyll me fitoren e vendasve. Ky sukses e ngjit PSG në kuotën e 59 pikëve, ndërsa Lila e vendit të dytë është 13 pikë larg.
Miqtë zhvilluan një ndeshje të mirë dhe bllokuan sulmin e ekipit të Tuhel. Bordo renditet në vendin e 12-të me 28 pikë dhe objektivi për të zënë një vend në Europë është komplikuar.
PSG-Bordo 1-0
(Kavani (pen) 43’)