Marshojnë në krye “Demat”, Telushi shënon golin e sezonit (VIDEO)

Partizani ka marrë një tjetër fitore në kampionat, duke mposhtur pastër 2-0 ekipin e Kastriotit. Golat nga Telushi dhe Bardhi i dhanë një fitore me shumë vlera djemve të Gegës, që vazhdojnë marshimin në krye të tabelës.

Pas një pjesë të parë jo shumë të mirë, “Demat” u zgjuan në të dytën dhe shënuan shumë shpejt. Në minutën e 52’, Telushi realizon një supergol. Mesfushori ndalon bukur një top të larguar nga mbrojtja krutane dhe godet fluturimthi me të majtën, duke realizuar një gol spektakolar.

Vetëm 9 minuta më vonë, Partizani shënoi sërish. Kësaj radhe ishte protagonist Mala, i cili shpërthen nga krahu i majtë, spostohet drejt qendrës dhe godet fort me të djathtën. Goditja e mesfushorit ndalet në shtyllë, por Bardhi është aty për të shtyrë topin e kthyer drejt rrjetës, duke shënuar të dytin për Partizanin. Ky gol vendosi dhe rezultatin final të takimit, që u mbyll 2-0 në favor të “Demave”.

Kategoria Superiore – Java 21

E shtunë, më 9 shkurt, ora 17:00
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

Partizani-Kastrioti   2-0
Telushi 52′, Bardhi 61′

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Rexhepi (Kote 27′), Trashi, Atanda, Telushi (Hebaj 65′), Mala, Asani, Mensah (Duka 58′), Bardhi. Trajner: Skënder Gega

Kastrioti: Çekrezi, H. Marku, Shehi (T. Marku 63′), Çela, Ndreca, Ymeraj (Becka 83′), Shehu, Kalaja, Roxher, Vatnikaj (Pepa 64′), P. Bardhi. Trajner: Bledar Devolli

Gjyqtarë: Kreshnik Cjapi; Ilir Tartari, Orgest Grabova, Kridens Meta

Kartonë të verdhë:  Ibrahimi 78′ / Marku 42’, Ndreca 51′, Cela 77′

Delegat: Lysien Nurishmi

EPISODET

90′ Mbyllet sfida, “Demat” marrin tri pikë të rëndësishme

75′ Ulet ritmi, Partizani ruan avantazhin

61′ Goooool Partizani! Të kuqtë duken të pandalshëm në pjesën e dytë, Bardhi dyfishon shifrat
Mala godet nga distanca në mënyrë të përkryer, por gjuajtja e tij ndalet në shtyllë. Bardhi është aty për të përfituar dhe për të shtyrë topin në rrjetë, duke i dhuruar golin e qetësisë “Demave”.

58’ Debuton Duka, mesfushori zë vendin e Mensah

52’ Gooooool Partizani! “Demat” kalojnë në avantazh, Telushi realizon supergol
Një top i larguar nga mbrojtja e Kastriotit përfundon te Telushi, i cili e ul bukur topin me gjoks dhe godet fluturimthi me të majtën. Goditja e mesfushorit shkon në trekëndëshin e portës, një gjuajtje e pandalshme e tij.

45′ Mbyllet fraksioni i parë

42′ Karton i parë i verdhë, ndëshkohet Marku

28′ Telushi provon nga distanca, por gjuajtja e mesfushorit shkon mbi tra

 

27′ Dëmtohet Rexhepi, Kote në fushën e lojës

26′ Zgjohen “Demat”, por ende asnjë rast i pastër

17′ Partizani merr qarkullimin e topit, por krutanët shumë të rrezikshëm

10′ Kastrioti më kërkues, Vatnikaj problematik për mbrojtjen e kuqe

1′ Starton sfida në “Selman Stermasi”

Standings provided by Sofascore LiveScore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online