Përballja midis Hueskës dhe Real Madrid mund të konsiderohej si ndeshja më e lehtë e kampionatit për “Los Blancos”, por fusha e lojës tregoi krejt të kundërtën. Përgjatë 90 minutave skuadra vendase iu afrua disa golit, por fati ishte në anën e madrilenëve që kthehen në Kryeqytet me tri pikë falë golit të Bejl në minutën e tetë të takimit.
Sulmuesi uellsian shfrytëzoi më së miri harkimin e Odriozolës dhe u dha avantazhin të tijve. Me kalimin e minutave Hueska mori kontrollin e lojës, por pa arritur të konkretizojë rastet e shumta për shënim.
Çështja Isko, edhe pse e zbutur vazhdon të jetë problem. Kasemiro dhe Kros mungon për shkak dëmtimesh, por përsëri nuk pati vend për fantazimin spanjoll, pasi Solari i besoi Jorentos dhe Sebajos.
Standings provided by Sofascore LiveScore