Video | Milani ëndërron per 1 orë, pastaj “shpërthen vullkani” Napoli

Përmbysje madhështore nga Napoli në San Paulo. Të gjendur nën disavantazhin e 2 golave napolitanët u kundërpërgjigjën me 3 gola. Ekipi i Karlo Ançelotit tregoi jo vetëm lojë të bukur dhe cilësi, por edhe një forcë karakteri, që e kanë ndërtuar pak e nga pak, vit pas viti, në rrugëtimin e tyre nga një skuadër që pretendonte një vend në Europë te një ekip që ka si synim titullin e Serie A. Te Milani mund të nxjerrin mësime nga kjo humbje, nuk është dramë, Napoli e meritonte fitoren. Pavarësisht fitores, për Ançelotin mbetet një problem madhor… Portieri. Ospina ende nuk është në formën optimale, ndërsa i riu Meret, mbasi të kalojë dëmtimin në dorë, i duhet të justifikojë besimin e drejtuesve në një nivel shumë më lartë se çka luajtur më parë.

NDESHJA

Napoli i Ançelotit e filloi vrullshëm takimin. Në dhjetë minutat e para të takimit, kuqezinjtë nuk e kaluan qoftë edhe një herë mesfushën e tyre, por goditja fluturimthi i Bonaventurës shtangu të gjithë të pranishmit në “San Paolo”. Më pas goli i Kalabrias krijoi iluzioni e fitores te ekipi i  Gatuzos. Por më pas mesfushori polak, Piotr Zielinski, mori përsipër të barazonte i vetëm shifrat me dy goditje thuajse identike. Mertens i futur si zëvendësues shënoi golin që përfundoi përmbysjen e madhe të napolitanëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online