Revolucioni, trajnerët mund të kërkojnë ndërhyrjen e VAR

Ka shumë pro dhe kundër, por sistemi VAR ka bërë që rezultati i ndeshjeve të futbollit të ndikohet fare pak nga faktori “gabim njerëzor”. E megjithatë, polemikat nuk janë shuar plotësisht.

Të shumata rastet kur trajnerët, lojtarët apo tifozët kanë pretendime për ndërhyrjen e munguar të VAR-it. Që edhe kjo pjesë të evitohet, do të mendojë Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit (IFAB).

Në mbledhjen e radhës, në 27 shtator në Montekarlo, përveç përdorimit të sistemit në Champions League, duke nisur nga faza çerekfinale, pritet edhe një ndryshim historik. Prej këtij edicioni, mund të jenë trajnerët, ata që të paktën një herë në një pjesë loje, mund të kërkojnë ndihmën e pamjeve filmike.

Lajmi është zbuluar nga gazeta britanike, “Times”. Një revolucion i vërtetë, të cilin anëtarët e IFAB pritet ta ratifikojnë, duke modifikuar rregullat e futbollit për ligat më të forta europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online