VIDEO | Milan i shëmtuar dhe pa ide, gafa e Donarumës e gjunjëzon

Milani e nisi në mënyrën më të keqe sfidën, teksa pas vetëm 33 sekondash e ka parë veten në disavantazh. Defrel shënoi për vendasit, duke çuar në festë tifozët e tij. Gjithsesi, meritat e golit i kishte padyshim Xhixhio Donaruma, i cili bëri një gafë të pabesueshme dhe amatoreske.

Kuqezinjtë u munduan të reagonin pas golit, por nuk arritën të dilnin në lojën e tyre thuajse për asnjë çast, me pjesën e parë që u mbyll me avantazhin e vendasve. Fraksioni i dytë nisi me ndryshime për Gatuzon, i cili aktivizoi menjëherë Kontin, ndërsa më vonë në fushë zbriti dhe Kutrone.

Pavarësisht dëshirës, “djalli” nuk shfaqi asgjë më shumë dhe deri në fundin e takimit nuk ndryshoi asgjë, me Milanin që merr humbjen e dytë radhazi pas asaj në derbi dhe fillon të dridhët për sa i përket pozitave në renditje, ku lufta për një vend në Champions sa vjen e bëhet dhe më e fortë.

Serie A
Sampdoria – Milan 1-0
Shënues: Defrel 1’

Standings provided by Sofascore LiveScore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online