VIDEO | Atletiko pa mëshirë, poker në shtëpinë e Alaveshit

0

Atletikos së Madridit duket se i kanë bërë mirë pushimet e kombëtareve, pasi janë rikthyer te fitorja mbrëmjen e sotme. Në transfertë ndaj Alavesh, të besuarit e Simeones kanë shkatërruar surprizën e këtij sezoni me shifrat 0-4.

Sfida nisi mjaft mirë për madrilenët, të cilët shënuan dy herë brenda 11 minutave. Fillimisht ishte Saul Niguez në minutën e pestë, ndërsa gjashtë minuta më vonë, Diego Kosta dyfishoi.

Në pjesën e dytë, Atletiko shënoi edhe dy herë të tjera me anë të Alvaro Morata dhe Tomas, duke mbyllur gjithçka me shifrat 0-4. Tashmë, diferenca me Barçën shkon përsëri në 10 pikë, kur kanë mbetur edhe nëntë javë për t’u luajtur.

La Liga
Alavesh – Atletiko Madrid 0-4
Shënues: Saul 5′, Diego Kosta 11′, Morata 59′, Tomas 85′

Standings provided by Sofascore LiveScore

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.