Derbi luhet edhe në tribuna, ku spektakli nuk ka munduar ndër vite. Fanatics mungojnë sot, por Guerrils janë në stadium dhe pas koreografisë kanë shpalosur një banderolë, me anë të së cilës “thumbojnë” rivalët e tyre.
Bojkotimi i tyre i ka frymëzuar ultrasit e kuq, që shkruajnë: “Sa rrinë yjet larg ‘Honës’ rrinë tifozat larg Tironës”. Një modifikim i shprehjes së ultrasve bardheblu: “Si rrinë yjet rreth honës, rrinë tifozët pranë Tiranës”.
Ndërkohë ka edhe një gjetje tjetër që vjen nga një tifoz i Partizanit, që ka futur një “mi” në tribunën kryesore, sikurse edhe shihet edhe në foton që kemi siguruar.
Pas shënimit të golit të Tiranës, tifozët e Partizanit iu vunë në mbështetje ekipit me një “show” me mjete piroteknike.
Banderola e radhës e ultrasve të kuq ishte në gjuhën angleze: “Part time Ultras, full time idiots”, një ngacmim ky i drejtpërdrejtë për tifo-grupin kundërshtar.