Reali nuk ia doli ta mbyllë me sukses kampionatin spanjoll. 0-2 u mposhtën djemtë e Zidan në shtëpi nga Betisi në ndeshjen e fundit të La Ligës për këtë sezon. Miqtë shënuan dy herë në pjesën e dytë.
Në fillim ishte Loren, i cili finalizoi një aksion të bukur të Betisit pas një ore lojë. Më pas ishte radha e një ish-i. Sërish kombinime të bukura të miqve dhe Hese Rodrigez vulosi ndeshjen me golin e shënuar 15 minuta nga fundi.
Reali i dha fund një sezoni tepër zhgënjyes dhe e mbylli kampionatin në vendin e tretë me 68 pikë, ku bien në sy 12 humbjet e pësuara. Mesi i tabelës për Betisin, që e mbyll i dhjeti me 50 pikë, duke humbur kualifikimin në Europë për vetëm 3 pikë.
Real Madrid-Betis 0-2
(Loren 61’, Hese 75’)