Shameti në luftë me kohën, Rroca shqetësimi tjetër

Kukësi këtë sezon është prekur shumë nga dëmtimet dhe një prej lojtarëve që shqetëson prej disa javësh është mbrojtësi Ylli Shameti, i cili edhe mban shiritin e kapitenit te skuadra verilindore. Gjirokastriti ka pasur një problem në gju që e ka shqetësuar prej kohësh.

Qendërmbrojtësi u rikthye të luante, teksa pati minuta me Luftëtarin. Gjithsesi ai sërish ka pasur probleme gjatë javës dhe fillimisht u mendua se e kishte mbyllur sezonin. Shameti po bën përpjekjet maksimale për të qenë i gatshëm në finalen e Kupës së Shqipërisë kundër Tiranës.

Ajo përballje është e programuar të zhvillohet më datë 2 qershor, ndërkohë që mbetet të përcaktohet stadiumi se ku do të zhvillohet ndeshja. Shameti nuk do për asnjë arsye ta humbë atë takim, që është shumë i rëndësishëm për objektivat e Kukësit këtë sezon.

RROCA – Numri 10 i Kukësit, para ndeshje ndeshjes me Skënderbeun ka pasur një problem. Gjithsesi ai luajti kundër korçarëve, por u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë. Rroca ka ndjerë dhimbje gjatë ndeshjes dhe nuk e përfundoi takimin.

Tashmë mjekët do të shohim me kujdes fantazistin dhe shpresohet që të mos ketë probleme dhe të jetë gati për ndeshjet e fundit të këtij sezoni. Trajneri Gjoka është në pritje të një mesazhi pozitiv nga stafi mjekësor, jo vetëm për Rrocën, por edhe për Shkurtajn që e ndoqi ndeshjen me Skënderbeun nga tribuna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online