Ingolshtadi është shumë pranë arritjes së objektivit mbijetesë falë fitores së sotme në takimin e parë të fazës “play-out”. Skuadra ku luan mbrojtësi shqiptar mundi 2 – 1 në transfertë Vehen Viesbaden, skuadër kjo që u rendit në vendin e tretë në Bundesligën e tretë.
Kapiteni i kombëtares shqiptare u aktivizua 90 minuta në këtë takim. Të martën, Ingolshtad luan ndeshjen e kthimit në stadiumin e tyre, ku edhe një humbje 1 – 0 do të mjaftonte për të siguruar qëndrimin në Bundesliga 2.
Disa muaj më parë Ingolshtad ndodhej në vendin e fundit të tabelës së Bundesligës së dytë, diçka paradoksale po të marrim parasysh faktin se klubi bavarez është një ndër më të pasurit në këtë divizion.