Juventusi shkatërroi 3-0 skuadrën e Frosinones në ndeshjen e vlefshme për javën e në Serie A. Dibala, Bonuçi dhe Ronaldo ishin autorët e golave. Argjentinasi Dibala u pa në një ditë shumë të mirë, ku përveç golit, ishte shumë aktiv në repartin ofensiv për “Zonjën e Vjetër”.
Në minutën e 71’, kur ndeshja ishte praktikisht e mbyllur, Dibala vendosi të “torturojë” edhe më shumë Frosinonen, që ishte dorëzuar prej minutash. Një top i gjatë nga Mandzukiç niset drejt Dibalas, i cili ka presionin e dy mbrojtësve. Por çfarë bën ylli argjentinas? Vendos të bëjë diçka të jashtëzakonshme, duke lënë në vend të dy mbrojtësit.
Ndalimi i topit dhe driblimi i kundërshtarit ishin fantastikë dhe ky veprim, konfirmoi dhe njëherë tjetër formën e mirë të 25-vjeçarit, i cili në minutën e 6’ të sfidës realizoi edhe një supergol.