VIDEO | Rezistenca e Njuportit zgjat vetëm një pjesë, Siti i mposht dhe kalon më tej

Mançester Siti ka kaluar në çerekfinalet e “FA Cup”, teksa ka mposhtur me shifrat 1-4, ekipin nga kategoria e katërt angleze për nga rëndësia, Njuport Kaunti. Pavarësisht se luanin ndaj një ekipi dukshëm më inferior, Guardiola vendosi të vinte në fushë edhe lojtar të formacionit të parë.

“Citizens”, hasën jo pak probleme në pjesën e parë, teksa ekipet shkuan në pushim me shifrat e bardha 0-0. Në fraksionin e dytë, ekipi i Guardiolës, zhbllokoi rezultatin me anë të Leroi Sane në minutën e 51-të. Më pas, ishte Foden, i cili shënoi golin e dytë në minutën e 75-të.

Për vendasit pati edhe lavdi, teksa dy minuta përpara fundit, shënuan me anë të Amond. Gjithsesi, festa nuk zgjati shumë, pasi në minutën e 90-të, Foden shënoi dhe golin e tretë, ndërsa Mahrez në të 94-tën shëoi përsëri, duke mbylluar gjithçka në shifrat 1-4.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online