Ka mjaftuar e majta vrastare e Mohamed Salah për të siguruar tri pikët për Liverpulin. Sulmuesi egjiptian iu rikthye të gjente rrugën e rrjetës pas “agjërimit” që kreu në ndeshjen e kaluar ndaj Kristal Palas.
Fitorja ndaj Brajtonit i jep përkohësisht kreun ekipit të drejtuar nga Jurgen Klop. Duke filluar nga java e ardhshme, kalendari i Liverpulit fillon të vështirësohet, pasi do i duhet të përballet brenda një muaji me Leisterin, Totenhemin e Çelsin.
Liverpul |1| – 0 Brajton : Salah 23’