Shehi me këmbë në tokë: Objektivi Kastrioti, pres dy “dhurata” në merkato

Fitorja në debutim me Partizanin nuk e entuziazmoi. Orges Shehi nuk dëshiron të flitet për titull apo Europë, por mbetet i përqendruar te ndeshja e radhës me Kastriotin. Një mënyrë që trajneri i Skënderbeut të mos e ngarkojë psikologjikisht ekipin, ndërsa kërkon edhe dy blerje, deri në mbylljen e merkatos.

MERKATO – “Do të provojmë deri në ditën e fundit të merkatos që të afrojmë edhe dy elementë dhe ta plotësojmë grupin. Shpresojmë deri në fund t’a përforcojmë skuadrën. Ata lojtarë që ishin në provë, e nuk më bindën në miqësoren ndaj Pogradecit, nuk janë më pjesë e ekipit”.

KASTRIOTI – “Është një ndeshje e veçantë, sepse luhet ndaj një skuadre, që vjen nga Kategoria e Parë dhe duan të bëjnë maksimumin. Ata kanë lojtarë, të cilët duhen mbajtur në konsideratë. Ndoshta rivalët nuk kanë emrin e Partizanit, por duan një vlerësim maksimal”.

FILI – “Sigurisht, që do të ketë momente të veçanta kur edhe moduli i lojës do të ndryshojë në varësi të situatave dhe kundërshtarit dhe natyrisht që, afrimi i tij është një vlerë e shtuar. Fili është një element, që kërkonim ta afronim dhe i’a arritëm”.

EKIPI – “Nga formacioni i vitit të kaluar kemi vetëm 3-4 lojtarë. Por, ata që luajtën ndaj Partizanit kanë qenë pjesë e ekipit, por nuk kanë minutat e duhura. Janë djem të rinj, të cilët kërkojnë besim. Jo më kot themi që në ditët e fundit të merkatos kërkojmë alternativa, pasi stoli është një pjesë e rëndësishme e skuadrës”.

OBJEKTIVAT – “Edhe si lojtar kam qenë me këmbë në tokë. I’a kam thënë edhe lojtarëve, të mos shohin kampionatin apo tre vendet e para, por t’i marrim ndeshjet një nga një. Objektivi ynë është Kastrioti dhe pas tyre mendojmë për ndeshjen e radhës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online