Debutimi i Liridon Latifit me fanellën e Sherif Tiraspolit nuk mund të shkonte më mirë. Sulmuesi shqiptar ishte autori i një triplete në fitoren me shifra 15 – 0 të Sherifit ndaj skuadrës së kategorisë së dytë moldave FC Sireci.
Ndeshja e vlefshme për fazën 1/8-ve të Kupës së Moldavisë ishte thjesht një formalitet për të dyja ekipet pasi llogaritë për kualifikim ishin mbyllur që në ndeshjen e parë, ku Sherif fitoi me rezultatin 12 – 0.
Ndër tri golat që shënoi ish-sulmuesi i Skënderbeut vlen të veçohet goli i dytë ku 25-vjeçari godet topin fluturimthi dhe e çon në trekëndëshin e portës kundërshtare.