Është në shitje, mbrojtësi i Milanit takim me drejtuesit

Milani po mendon seriozisht shitjen e Laksalt. Uruguajani nuk ka bindur me paraqitjet e tij në Milano dhe largimi është zgjidhja perfekte për të dyja palët. 26-vjeçari regjistron vetëm 6 ndeshje si startues në gjithë sezonin e kaluar të Serie A.
Atalanta dhe Torino janë dy klubet, që interesohen për shërbimet e latinit. Klubi “granata” janë pala më e interesuar në këtë mes. Ndërkohë, Atalanta do të hyjë në garë për Laksalt në rast largimi të Gosenit.

Siç raportojnë mediet italiane, Laksalt ka ndërprerë pushimet dhe është paraqitur në zyrat e “Casa Milan”. Arsyeja ka qenë një takim me Ariel Krasouski, drejtor i jashtëm sportiv në klubin kuqezi. Gjatë bisedës është diskutuar e ardhmja e lojtarit. Zyrtari i Milanit i ka shpjeguar se është në shitje.

Laksalt është dakort me këtë ide dhe në konsensus me klubin do të zgjedhë ekipin e ri, ku do vazhdojë karrierën. Largimi i tij do të gjeneronte të ardhura në këto ditë të errëta financiare për Milanin. Lojtari vlerësohet rreth 14 milionë euro në merkato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online