Filipe Kutinjo shënoi një gol fantastik në përballjen e sotme ndaj Mançester Junajtid. Megjithatë, pak minuta më vonë ajo që mori më shumë bujë ishte festimi dhe jo goli.
Braziliani mbylli veshët si për të simbolizuar që nuk i interesojnë kritikat e shumtë të shtypit dhe tifozëve në rrjete sociale, që presin më shumë nga ai për shkak të 160 milionë eurove që u shpenzuan për të.
Në intervistën në përfundim të takimit kolegu Serxho Buskets u shpreh: “Nuk e kam parë gjestin që bëri. Di që festoi me gëzim dhe dëshirë. Ishte një gol i rëndësishëm për shkak të kritikave të shumta që ka marrë. Kutinjo është një ndër lojtarët më të mirë në planet”.
Gjesti u komentua dhe nga trajneri Valverde: “Nuk e di çdo të thotë gjesti i Kutinjos. Përgjigjen për kritikat ai dha, pikërisht ai gol që shënoi”, tha Valverde.